Guterresi paralajmëron ‘katastrofë’ nëse nuk ndalet ngrohja globale
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se bota duhet të ndryshojë në formë dramatike mënyrën se si i furnizon fabrikat apo makinat me karburante, për të kufizuar ngrohjen globale.
“Alternativa do të nënkuptonte një situatë katastrofike për gjithë botën”, ka thënë Guterresi në një intervistë për agjencinë “The Associated Press”.
Ai ka ftuar udhëheqësit botërorë në OKB, në muajin shtator, për t’ju kërkuar, siç ka thënë që të bëjnë më shumë për të ruajtur tendencat aktuale dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.
Guterresi ka theksuar se do që vendet të mos ndërtojnë termocentrale të reja të qymyrit pas vitit 2020.
Po ashtu, ai ka kërkuar që të vihet një çmim mbi përdorimin e karbonit.
Temperaturat globale janë rritur tashmë rreth 1 gradë celsius që nga fillimi i epokës industriale.
Në vitin 2015, vendet e botës vendosën një objektiv për të kufizuar ngrohjen globale në jo më shumë se 0.5 gradë celsius nga tani.
“Nëse nuk i përmbaheni synimit, ajo që do të arrini është një fatkeqësi e plotë”, është shprehur Guterresi.