Guterresi paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore: Është vetëm një hap larg

02 gusht 2022 | 13:01

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota është vetëm një hap larg nga një luftë shkatërruese bërthamore dhe se bota ndodhet në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

“Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”, ka thënë ai.

Komentet e Guterresit janë bërë gjatë hapjes së konferencës për vendet e anëtarësuara në Traktatin e mospërhapjes bërthamore, raporton “BBC”-ja.

Marrëveshja e vitit 1968 është prezantuar pas krizës së raketave kubane.

Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.

Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen, duke përfshirë pesë fuqitë më të mëdha bërthamore.

Por në mesin e disa shteteve që nuk nënshkruan kurrë marrëveshjen janë katër vende të njohura ose të dyshuara për armë bërthamore: India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani.

Sekretari Guterres ka thënë se “fati” që bota ka gëzuar deri më tani në shmangien e një katastrofe bërthamore mund të mos zgjasë për shumë.

Në këtë mënyrë sekretari i përgjithshëm i OKB-së i ka kërkuar botës të rinovojë traktatin për eliminimin e të gjitha armëve të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pritur në takim ambasadorin…