Guti: Bellinghami ia ka mësyrë fronit të Messit dhe Ronaldos
11 tetor 2023
| 16:06
Ish-lojtari i Real Madridit, Jose Maria Guti, ka thënë që Jude Bellinghami ia ka vënë syrin fronit të lojtarit më të mirë në botë.
Sipas Gutit, mesfushori anglez që sivjet u transferua sivjet te Mbretërit, e ka vënë re që epoka e dy lojtarëve më të mirë të 15 vjetëve të fundit ka përfunduar, dhe ia ka vënë syrin.
“Bellinghami është i vetmi që e ka kuptuar që froni i Messit dhe Ronaldos është i lirë, dhe ai ia ka mësyrë atij”, ka thënë Guti për “El Chiringuito”.