Guvernatori Fehmi Mehmeti takohet me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së
Në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Uashington, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Tao Zhang me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria dhe zhvillimet në sektorin financiar.
Me këtë rast, guvernatori Mehmeti ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti, si dhe njëkohësisht ka falënderuar Zhang për gatishmërinë e FMN-së që të kontribuojë në Konferencën e 20-vjetorit të themelimit të BQK-së që do mbahet në nëntor të këtij viti.
Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar edhe me drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen, me të cilin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike, zhvillimet në sistemin financiar, si dhe sfidat dhe objektivat strategjike dhe zhvillimore, përfshirë edhe bashkëpunimin e Kosovës me FMN-në.
Po ashtu, guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takim edhe me drejtorin e Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya.
Gjithashtu është zhvilluar takim edhe me Paul Methieu nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së ku temë diskutimi ka qenë vlerësimi i FMN-së në kuadër të programit: “Shqyrtimit të Stabilitetit të Sistemit Financiar” (anglisht: Financial System Stability Review-FSSR) dhe rrjedhimisht ofrimi i Asistencës Teknike për BQK-në, përderisa në takimin me përfaqësuesin e Bankës Botërore, Mario Guadamillas janë diskutuar asistencat teknike për Sistemin e Pagesave dhe Hendekut Financiar, si dhe projekte të tjera zhvillimore të BQK-së.
/Epoka e re/