Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko uron Ahmet Ismailin me rastin e zgjedhjes në pozitën e Guvernatorit të BQK-së
Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë t’ju dërgoj në emër të Bankës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për një mandate të suksesshëm në drejtimin e këtij institucioni.
Eksperienca drejtuese dhe bagazhi Juaj profesional janë një garanci e shtuar për institucionin dhe jam mese i bindur se Banka Qendrore e Kosovës do të përmbush me sukses të gjitha objektivat e saj, si dhe do të sigurojë një sistem bankar e financiar të qëndrueshëm.
Shpreh besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy institucioneve tona do të vazhdojnë të mbeten të tilla dhe të thellohen më tej edhe nën mandatin tuaj.
Përfitoj nga rasti t’ju ri konfirmoj se Banka e Shqipërisë do të jetë përherë e gatshme të ofrojë mbështetjen dhe ndihmesën e saj në çdo fushë që do të jetë nevoja.
Duke Ju uruar shëndet e suksese të mëtejme Juve dhe gjithë stafit të BQK-së, mbetem,
Sinqerisht Juaji
Gent Sejko