Guvernatori i BQK-së: Kontributet pensionale duhet të shfrytëzohen pas pensionimit

07 dhjetor 2022 | 13:19

Anëtarët e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere kanë diskutuar të mërkurën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale. Për të dhënë mendim më të qartë për këtë çështje, komisioni ka ftuar përfaqësues nga Banka Qendrore dhe nga Trusti Pensional.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit.

Sipas tij, këto mjete duhet të shfrytëzohen pas pensionimit në mënyrë që këta persona të mos bëhen barrë e shtetit.

“Konsideroj se mjetet pensionale si qëllim kryesor është që të sigurojë mirëqenie për qytetarët të cilët pas pensionimit që ta kenë një mirëqenie e mos të bëhen barrë sociale e shtetit”, tha Mehmeti, raporton EO.

Mendim të njëjtë dhe kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti u shpreh edhe Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Trustit Pensional.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli, ka thënë se nëse Projektligji kalon në Kuvend, rreth 600 milionë euro do të tërhiqen.

“Nëse shkohet siç është propozuar në ligj, shuma që do të tërhiqet është mbi 594 milionë euro, pra nëse të gjithë i tërheqin mjetet. Nëse marrim për bazë praktikën se sa i kanë tërhequr herën e kaluar është 95 për qind. Andaj është e pritshme që e njëjta të tërhiqet rreth 600 milionë euro”, ka thënë Zalli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se…