Guvernatori i Kalifornisë pezullon dënimet me vdekje
13 mars 2019
| 17:01
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pritet të marrë një vendim për pezullimin e dënimeve me vdekje në këtë shtet të Amerikës.
Në pritje të këtij vendimi janë rreth 740 persona të cilët shpresojnë të merret një vendim i tillë.
Sipas deklaratave të parit të shtetit të Kalifornisë, “dënimi me vdekje është një vendim i gabuar”.
Ai tani po synon edhe mbylljen e burgut në St Quentin.
Aktivistët e të drejtave dhe lirive të njeriut e kanë përshëndetur një vendim të tillë.
Në vitin e kaluar janë ekzekutuar 25 vetë, kurse sivjet tre, shkruan “Deutsche Welle”.
Zbatimi i dënimit me vdekje sipas autoriteteve kishte edhe kosto jashtëzakonisht të mëdha, rreth katër miliardë dollarë në vit.