Guvernatori i New Yorkut po përballet me akuza të reja për ngacmim seksual
Edhe një ish-ndihmëse ka dalë me akuza për ngacmim seksual kundër guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo.
Charlotte Bennett, një këshilltare e politikave shëndetësore të Cuomos deri në muajin nëntor, pohoi për The New York Times se e kishte ngacmuar seksualisht.
Cuomo ka mohuar çdo sjellje të papërshtatshme dhe urdhëroi një hetim të pavarur mbi akuzat, raporton bbc.
Kujtojmë se edhe një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, ka akuzuar më parë guvernatorin për ngacmim seksual.
Cuomo 63-vjeçar, i cili ka qenë guvernator për më shumë se një dekadë, ka gjetur veten nën presion në disa fronte javët e fundit.
Ai është nën vëzhgim nga Partia Demokratike – e së cilës ai është anëtar – për gjoja fshehjen e numrit të vërtetë të vdekjeve të lidhura me COVID-19 në shtëpitë e kujdesit në New York.
Cuomo gjithashtu është përballur me akuza për ngacmim, përfshirë nga Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio./ Telegrafi