Guvernatori i ShBA-së: 40 – 80 % e njerëzve do të infektohen

23 mars 2020 | 08:19

ShBA-ja shënon më shumë se 32 000 persona të infektuar me koronavirus, njofton CNN-i, të cilët janë testuar përmes sistemit të shëndetit publik dhe të paktën 400 persona kanë humbur jetën.

Ky është numri total i të infektuarve në 50 shtete.

Ndërkohë gjysma e tyre është në Shtetin e Nju Jorkut, ku guvernatori Andrew Como deklaroi të dielën në mëngjes se parashikohet që 40 – 80 % e qytetarëve mund të preken nga pandemia.

“Po përpiqemi ta ngadalësojmë përhapjen, por ajo do të përhapet për shkak se është ngjitëse” tha ai, duke shtuar se shumica e njerëzve do ta kalojnë sëmundjen nëse nuk janë më të moshuar ose nuk kanë sëmundje të tjera.

Zv/presidenti Mike Pence deklaron se deri tani janë testuar 254 mijë amerikanë.

Deri më tani në tetë shtete të Amerikës është shpërndarë urdhri për të qëndruar në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga COVID 19…