Guvernatori Ismaili merr mbështetje nga BE-ja për realizimin e objektivave të BQK-së

25 shtator 2023 | 15:33

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, ka pritur të hënën në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog dhe zëvendësen e kësaj zyre, Eva Palatova.

Në këtë takim, guvernatori Ismaili ka shpalosur planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe planit strategjik, me fokus reformimin dhe avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse sipas legjislacionit përkatës të BE-së.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për aktivitetet që ndikojnë në stabilitetin financiar, rritjen e qasjes në financa me fokus në ekonominë e gjelbër, përfshirjen në platformat globale të pagesave si dhe kartonin e gjelbër, nismat rajonale në digjitalizimin  e shërbimeve financiare dhe luftën kundër parave të falsifikuara. “Si aspekt i rëndësishëm që adresohet edhe përmes Programit të Reformave në Ekonomi (ERP) u diskutua për fuqizimin e kapaciteteve të BQK-së me profesionistë, me fokus në funksionet mandatare, si dhe nevojën e plotësimit të pozitave kyçe sipas parimit të meritës dhe integritetit”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas këtij njoftimi, shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur gatishmërinë e BE-së për ta mbështetur BQK-në në realizimin e objektivave dhe planeve të kësaj banke si institucion i pavarur dhe i rëndësishëm për të siguruar mandatin kushtetues dhe ligjor.

“Guvernatori shprehu mirënjohjen e Bankës Qendrore për mbështetjen e treguar nga ana e BE-së për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës përmes programeve të shumta të mbështetjes financiare, duke përshirë mekanizmat nga institucionet e Bashkimit Evropian”, ka njoftuar BQK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka ndryshuar…