Guvernatori Ismaili u mirëprit nga Zëvendës ndihmës Sekretari i Thesarit të SHBA-së

23 tetor 2024 | 15:27

Në kuadër të qëndrimit për takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington DC, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, u mirëprit ngrohtësisht në Departamentin e Thesarit të SHBA nga Zëvendës ndihmës Sekretari, z. Luyen Tran. Takimi konfirmoi partneritetin e fortë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Departamentit të Thesarit Amerikan.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e palëkundur të Thesarit të SHBA-së, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Për më tepër, Guvernatori Ismaili vlerësoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për Asistencë Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së në ndërtimin e një banke qendrore të fortë dhe të qëndrueshme për Kosovën, duke theksuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar funksionet dhe kapacitetet kyçe të BQK-së.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka qenë thelbësor për përparimin e misionit dhe kapacitetit tonë”, tha Guvernatori Ismaili. “Mbështetja juaj ka luajtur një rol kyç në fuqizimin e sistemit financiar të Kosovës, duke siguruar stabilitet, qëndrueshmëri dhe përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Guvernatori Ismaili theksoi se kjo bashkëpunim ka qenë vendimtar në disa fusha, duke përfshirë përmirësimin e kornizës qeverisëse, rritjen e mbikëqyrjes rregullatore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar. Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e BQK-së për të ruajtur një partneritet të ngushtë me Thesarin e SHBA-së, ndërsa vazhdon të ndjekin iniciativa që do të sigurojnë rritje ekonomike dhe stabilitet financiar në Kosovë.

Ky takim shërbeu si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet BQK-së dhe Thesarit të SHBA. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të nxitur një sektor financiar të fortë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, me një vizion në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,…