Guvernatori Mehmeti: Kanë rënë edhe remitancat për 14 %

16 maj 2020 | 07:57

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka folur për situatën e sektorit financiar në këtë kohë pandemie. Sipas Mehmetit, tregu i sigurimeve të automjeteve është më i dëmtuari në sektorin financiar në këtë kohë pandemie. Ai ka thënë se mbi 150 mijë automjete nuk janë të regjistruara me ç’rast kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare në kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka bërë me dije se mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë çdo vit shpenzojnë mbi një miliard euro. “Nga fillimi i vitit deri në muajin prill nga diaspora kemi 120 milionë euro remitenca. Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janar-prill që kemi pasur 140 milionë euro, i bie se rreth 14 % më pak ka remitenca në këtë periudhë”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar se vitin e kaluar remitenca direkte ka pasur rreth 870 milionë euro, kurse këtë vit pritet të ketë një rënie të lehtë. Sipas tij, edhe Kosova do të goditet nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve ashtu si do të goditen edhe Shqipëria e Mali i Zi.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka shtuar se sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi dhe sektori i ndërtimit e kanë pjesëmarrjen më të madhe në GDP.

“Këta tre sektorë e kanë edhe numrin më të madh të punësuarve”, tha Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi ka treguar se në Klinikën Infektive janë…