Guvernatori Mehmeti merr mbështetje nga FMN-ja
12 prill 2019
| 13:03
Në kuadër të takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahet në Uashington, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Tao Zhang, me të cilin kanë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria e sektorit financiar dhe zhvillimet e avancuara në këtë sektor.
Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, në këtë rast BQK-së.
Zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Tao Zhang, ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/