Guvernatori Mehmeti priti u.d e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të martën u.d drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku.
“Gjatë takimit guvernatori Mehmeti ka falënderuar Mazrekun për punën e deritanishme si drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, deri sa e ka uruar dhe ofruar përkrahje në ushtrimin e përgjegjësive të reja. Në anën tjetër, Mazreku gjatë takimit të parë në cilësinë e u.d drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme guvetrnatorin Mehmeti.
Mehmeti dhe Mazreku janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit mes dy Institucioneve Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit. Guvernatori Mehmeti priti u.d e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit”, është thënë në njoftiminn e Byros Kosovare të Sigururimeve.