Guvernatori Mehmeti takoi ambasadorin francez
16 nëntor 2022
| 09:57
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur ambasadorin e ri të Francës në vendin tonë, Olivier Guerot.
Në këtë takim, guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, i cili vazhdon të jetë stabil dhe likuid, pavarësisht vështirësive në të cilat po kalon vendi për shkak të zhvillimeve negative nga lufta në Ukrainë.
Nga ana tjetër, ambasadori Guerot u interesua për një varg çështjesh që ndërlidhen me sektorin financiar në vend, ndërsa shprehu interesimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.