Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Greet Flore, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Guvernatori Mehmeti e informoi Floren rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve.
Gjithashtu, Mehmeti e njoftoi Floren se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, Greet Flore, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve.