Guvernatori Mehmeti pret në takim përfaqesues të FMN-së
17 tetor 2018
| 15:29
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të mërkurën në misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Stephanie Eble, udhëheqëse e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë.
Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar, në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.
Guvernatori Mehmeti i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar, i cili është në vazhdimësi në rritje.
/Epoka e re/