Guvernatori Mehmeti takoi zëvendësdrejtorin e FMN-së
20 prill 2018
| 18:06
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin e FMN-së Tao Zhang.
“Gjatë qëndrimit të tij të vizitës zyrtare në SHBA ,Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite”, është thënë në njoftimin e BQK-së.