Guvernatori Mehmeti u prit në takim zyrtar në Bordin e Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së

15 tetor 2022 | 12:22

Gjatë ditës së sotme, në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së, Guvernatori Mehmeti u prit në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook.

Guvernatori Mehmeti fillimisht e njoftoi Guvernatoren Cook lidhur me rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Kosovë. Gjithashtu, Guvernatorja Cook u informua për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, që nga themelimi i BQK-së deri në ditët e sotme përmes institucioneve amerikane si: Thesari Amerikan, USAID dhe Rezerva Federale. Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që shteti amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti informoi Guvernatoren Cook  lidhur me performancën e mirë të sistemit financiar në Kosovë, me theks të veçantë atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Foto-2-1024x779.jpg

Po ashtu, Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për ekonominë e vendit, në vitet e ardhshme.

Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm me Rezervën Federale si dhe mundësinë e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy institucioneve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e ftoi për të vizituar Kosovën dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ftesë kjo e cila u mirëprit nga Guvernatorja Cook.

Njëherit kjo është vizita e parë e një Guvernatori të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës nga…