Guvernatori Mehmeti u takua me Ambasadorin Minxhozi
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozin.
“Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi. Me këtë rast Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin për masat e ndërmarra nga BQK që sektori financiar të vazhdoj të mbetet stabil dhe likuid, si dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë. Në takim është folur edhe për bashkëpunimin e BQK-së me institucionet e Shqipërisë, për çka Guvernatori Mehmeti falënderoi gjithë drejtuesit e tyre për ndihmën dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në të mirë të dy vendeve”, është thënë në komunikatën e BQK-së.
Nga ana tjetër, Ambasadori Minxhozi falënderoi Guvernatorin për informatat e ndara dhe shprehu gatishmërinë e tij që bashkëpunimi mes dy vendeve të avancohet edhe më shumë.