Guvernatori Mehmeti uron Apostoloven në Ditën e Evropës
09 maj 2020
| 20:31
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova në Ditën e Evropës.
“E nderuara znj. Apostolova, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi të shpreh falënderimin më të madh për përkrahjen e parezervë që ju keni dhënë në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës dhe veçanërisht për përkrahjen tuaj ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Prandaj kam kënaqësinë të ju uroj në ditën, e cila simbolizon paqe dhe unitet në Evropë, Ditën e Evropës”, thuhet në urimin e Guvernatorit Mehmeti. (A. M / Epoka e re).