Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulm ndaj depove të naftës në qytetin Belgorod
Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.
Vyacheslav Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas.
Ai më herët kishte thënë se dy njerëz janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.
Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai.
Belgorod ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri ukrainas dhe 60 kilometra nga qyteti ukrainas i Kharkiv, i cili është bombarduar nga trupat ruse që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
Belgorod ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri ukrainas dhe 60 kilometra nga qyteti ukrainas i Kharkiv, i cili është bombarduar nga trupat ruse që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
An oil depot is on fire in #Belgorod, #Russia.
“The emergency services went to the place of fire, measures are being taken to eliminate it”, said Gladkov, the governor of the region in his Telegram channel. pic.twitter.com/ey7rC5ChSz
— NEXTA (@nexta_tv) April 1, 2022