Guvernatorja e shtetit të Iowas sot viziton Kosovën

26 qershor 2023 | 08:27

Guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, sot pritet ta vizitojë Kosovën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës.

Ajo do të zhvillojë një takim me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret nesër në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds”, thuhet në njoftim.

Takimi Gërvalla – Reynolds pritet të nisë nga ora 11:50 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që kur arriti marrëveshjen me Kremlinin, askush nuk ka dëgjuar…