Guxoj t’i kundërshtoj Dejona Mihalin, Mimoza Kusarin e Albin Kurtin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka mohuar se të gjithë deputetët e kësaj partie janë të kontrolluar nga Dejona Mihali.
Rrahmani tha se ai e ndien veten të lirë që ta kundërshtojë Dejona Mihalin, Mimoza Kusarin dhe Albin Kurtin.
“Ka pasur shumë raste që nuk jam pajtuar me Dejonën. Tendencë me ndërru mendimin ka me argument por jo ndryshe. Ndaj meje personalisht ka qenë normal Çdo komunikim. Për veten time, sa kam marrë pjesë, e ndiej veten të lirë për diskutim e kundërshtim, qoftë ndaj Dejona Mihalit, Mimoza Kusarit e kryeministrit, Kjo ka të bëjë me individin, personalitetin e njeriut.”, tha ai në ATV.
Ai u shpreh se asnjë fjalim asnjë status nuk ia ka shkruar Mihali.
“Jo, nuk është që kam pasur komunikim rreth këtyre dy ligjeve. Të them te drejtën me Dejonën më ka rënë të bashkëpunoj goxha shpesh. Nuk është që ka provuar të më jap fjalime apo statuse sepse zakonisht njerëzit që kanë nevojë për fjalime e statusa i drejtohen organizatës që për mua nuk ja vlen të diskutohet. Pozicioni që e ka Dejona dhe mendoj se asaj subjekti ia ka kaluar përgjegjësinë që të merret me cështjet profesionale. Ajo është pjesë e grupit dhe diskutimeve. Ka shumë qëndrime që unë nuk pajtohem me Dejonën. Ajo nuk bën veprime që e detyron mënyrën e diskutimit e këto. Si pozitë është ajo që ia ka dhënë subjekti dhe duhet të bëjë vlerësimin profesional të punëve”, tha Rrahmani.