Guzhmë te Tregu i Gjelbër, s’respekton kush asnjë masë
Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e Qeverisë në detyrë të Kosovës për kufizim të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Sipas njoftimit, çdo person ka të drejtë vetëm 90 minuta në ditë, në orare të caktuara, që t’i shfrytëzojë ato për t’i kryer obligimet e nevojshme.
Një ditë para se të hyjnë në fuqi këto masa, një numër i madh i qytetarëve janë parë në Tregun e Gjelbër në Prishtinë duke blerë pemë dhe perime. Madje disa prej tyre as nuk kanë pasur mjete mbrojtëse, dorëza e maska si dhe nuk kanë respektuar distancën sociale.
Redaktori i RTK-së, Xhymret Veliu, e ka shpërndarë në “Facebook” një video që tregon gjendjen në Tregun e Gjelbër. “Leni konferencat për media, po shikoni çka po ndodh në terren. Video e realizuar sot në 10:40 në Tregun e Gjelbër në Prishtinë”, ka shkruar ai. /Epoka e re/
https://www.facebook.com/1178236791/videos/10221424545341244/