Gvardiol dëshiron t’i bashkohet Cityt

26 qershor 2023 | 15:21

Josko Gvardiol i ka kërkuar ekipit të Leipzigut që të transferohet te Manchester City këtë verë. Kampionët e Evropës kërkojnë talentin kroat prej javësh dhe tashmë mund të ketë zhvillime dhe më konkrete.

Klubi anglez do të duhet të paguajë të paktën 75 milionë euro. Sezonin e fundit, Gvardiol shënoi 3 gola në 42 ndeshje në total me Leipzig, skuadrën me të cilën është aktivizuar dy sezonet e fundit.

Drejtuesit e City janë takuar së fundi me përfaqësuesit e kroatit, ndaj dhe kanë gati një ofertë, duke parë që edhe mesfushori dëshiron të vijë në Angli. Guardiola kërkon një mbrojtës të talentuar për të blinduar dhe më shumë prapavijën. Gvardiol spikati në Kupën e Botës me Kroacinë ndaj dhe shihet si një mbrojtës perfekt për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bokserja Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në…