
Gwen Stefani dhe Blake Shelton s’janë gati për martesë
16 mars 2018
| 10:53
Gwen Stefani dhe Blake Shelton nuk janë duke u ngutur për ta ndryshuar statusin e lidhjes së tyre të dashurisë.
Të paktën kështu ka deklaruar një burim pranë çiftit i cili ka thënë se ata të dy nuk e kanë prioritet martesën e tyre.
Çifti që janë në lidhje qysh nga muaji nëntor i vitit 2015, së fundmi po kalojnë më shumë kohë së bashku në udhëtimet për turneun e Shelton “Country Music Freaks Tour”.