Gwen Stefani thotë se Blake Shelton është dashuria e saj e përjetshme
14 dhjetor 2018
| 10:41
Gwen Stefani dhe Blake Shelton ‘gjetën’ dashurinë në vitin 2015. Qysh atëherë është përfolur vazhdimisht se ata do të fejohen derisa më vonë u raportua se Shelton do ta bëjë pyetjen e ‘madhe’ gjatë festës së Krishtlindjeve këtë vit. Por, duket se çifti nuk e ka këtë brengë.
“Ka zero presion”, ka thënë këngëtarja në një intervistë me Natalie Morales për “Today”. Këngëtarët e “You Make It Feel like Christmas” kanë filluar romancën e tyre pasi kishin gjetur mbështetjen te njëri-tjetri pas ndarjes nga bashkëshortët paraprakë. Stefani është pyetur nëse ylli 42-vjeçar i muzikës është “dashuria e përjetshme”, ajo nuk ka hezituar të përgjigjet. “Shpresoj se po, është”, ka thënë ajo me buzëqeshje.