Gwyneth dhe Brad festojnë njëvjetorin e martesës
01 tetor 2019
| 11:10
Ka qenë një vit shumë i mirë për Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk. 47-vjeçarja, fituese e Oscarit, ka postuar në “Instagram” një selfie me burrin e vet 48-vjeçar, për nder të përvjetorit të tyre të parë të martesës.
“Viti i parë, i përfunduar”, ka shkruar ajo nën fotografinë ku çifti shihet duke buzëqeshur, ndërsa shijuan një shëtitje përgjatë plazhit në Long Island. Gwyneth dhe Brad u martuan në shtatorin e kaluar në një ceremoni në East Hampton, Nju Jork, pas katër vjetësh në lidhje.