
Gwyneth Paltrow pranon se ka frikë nga martesa për herë të dytë
30 korrik 2018
| 11:12
Aktorja 45 vjeçare Gwyneth Paltrow, e cila do të martohet me producentin Brad Falchuk, ka folur për këndvështrimet e saj mbi dashurinë dhe martesën në emisionin e Sarah Jessica Parker.
“Unë jam gati të martohem përsëri”, ka thënë Paltrow në fillim të intervistës, duke shtuar se, ndonëse është “pak e frikësuar”, ajo është “shumë optimiste”. Ajo ka thënë se tani është në një pozicion krejt ndryshe sesa ishte kur u martua me bashkëshortin e parë, Chris Martin, një dekadë më herët.