Nipi i heronjve Bahri e Fahri Fazliut pas bastisjes: Erërat lëkundin degët, por trungun jo

12 shtator 2023 | 16:00

Pas bastisjes disa orëshe të banesës së familjes së dy heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu nga EULEX-i, ka reaguar nipi i tyre Fahriu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ai është shprehur se do ta “përballojnë këtë furtunë”.

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”, ka shkruar ai. Kujtojmë se sot në orët e para të mëngjesit Eulex ka bastisur banesën e familjes Fazliu, nga ku edhe janë marrë disa dokumente, por nuk dihet për cilin rast.

Postimi i plotë i nipit të dy heronjve:

Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune!

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kalurën tonë të lavdishme!??

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”??

Lavdi gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Respekt për gjithë luftëtarët e lirisë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se ende pa…