Haaland: City skuadër e veçantë, do të jap maksimumin për të tjera suksese
Erling Haaland rinovoi ditën e sotme deri në 2034 tek skuadra e Manchester Cityt.
Norvegjezi do të vijojë të jetë pjesë e “qytetarëve” edhe për 9 vite të tjera. Një rinovim I pazakontë ky, por që e ka bërë shumë të lumtur “biondin” norvegjez, i cili pas firmës e komentoi kështu rinovimin tek City:
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të re dhe mezi pres të kaloj edhe më shumë kohë në këtë klub të madh. Manchester City është një klub i veçantë, plot me njerëz fantastikë me tifozë të mrekullueshëm dhe është lloji i mjedisit që i ndihmon të gjithë të japin më të mirën. Dua të falënderoj gjithashtu Pepin, stafin e tij stërvitor, shokët e mi dhe të gjithë në klub, sepse ata më kanë ndihmuar shumë gjatë viteve të fundit. Unë dua të vazhdoj të përmirësohem, të punoj akoma më shumë dhe të jap maksimumin për të ndihmuar ekipit që të arrijmë suksese të mëtejshme në të ardhmen”, ka thënë Haaland.