Haaland: Nuk mund të fitojmë gjithmonë

21 shkurt 2025 | 11:25

Manchester City e ka mbyllur aventurën në Ligën e Kampionëve. Kampionët në fuqi të Anglisë, të udhëhequr nga Pep Guardiola, u dorëzuan përballë një Kylian Mbappe të jashtëzakonshëm, i cili me tripletën personale i dha fitoren dhe kualifikimin Real Madridit (3-1).

City nuk pati shumë mundësi, veçanërisht duke qenë se në “Santiago Bernabeu” u paraqit pa yllin dhe sulmuesin e vet kryesor, Erling Haaland. Trajneri Guardiola shpjegoi në konferencën për shtyp arsyen e mungesës së tij: “E kishte të vështirë të ecte, as të zbriste shkallët, ndaj në mëngjes na tha se nuk ndihej mirë”. Norvegjezi, i cili këtë sezon ka shënuar 27 gola (19 në Premier Ligë dhe 8 në Ligën e Kampionëve), u dëmtua në minutat e fundit të ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Newcastle United, ku asistoi James McAtee në fitoren 4-0.

Pas eliminimit, Haaland reagoi në rrjetet sociale me një mesazh të qartë: “Qëndrojmë të bashkuar. Ndonjëherë në jetë duhet të kalosh përvoja të tilla dhe të mësosh prej tyre. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Së bashku do të ngrihemi sërish”. Gjendja e Haalandit për ndeshjen e së dielës ndaj Liverpoolit në “Etihad Stadium” (17:30) mbetet e dyshimtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka folur…