Haaland rikuperohet në -200 gradë celsius
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, po luan në formë të jashtëzakonshme në fillim të këtij sezoni, dhe rikuperimi pas ndeshjeve të vështira luan një rol të madh në paraqitjet e tij të shkëlqyera.
Norvegjezi përdor krioterapinë, pra aplikimin e të ftohtit ose akullit në mjekësinë fizike dhe rehabilitimin, për t’u rikuperuar, ndaj Qytetarët publikuan një foto të rikuperimit të lojtarit më të mirë në temperaturën -200 gradë Celsius me përshkrimin “Ice Cold Erling Haaland”.
Haaland nuk është i panjohur për këto metoda, sepse dy vjet më parë ai investoi 60,000 euro për të ofruar shërbime krioterapie në shtëpinë e tij në Cheshire.
Përndryshe, i ftohti vepron në enët e gjakut duke i ngushtuar ato, pas së cilës ato zgjerohen papritur me një vrull të fortë gjaku. Në këtë mënyrë, ka qarkullim më të mirë të gjakut në rajonin që trajtohet, gjë që rezulton në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes.
Për kujtesë, City mundi Spartën e Pragës me rezultat 5-0 në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve dhe Haaland shënoi dy gola dhe arriti 13 gola në 12 ndeshje këtë sezon, duke përfshirë tre në tre ndeshjet e fundit të Ligën e Kampionëve.
Në sezonin e tij të parë fitoi kurorën e trefishtë me Cityn dhe gjithsej në dy vite në Etihad fitoi katër trofe.