Haalandi kalon te City, Dortmundi e transferon Adeyemin

11 maj 2022 | 10:30

Borussia Dortmund nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Erling Haaland. Karim Adeyemi, sulmuesi i talentuar i kombëtares gjermane, kalon nga RB Sazlburg te verdhezinjtë. Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2027, pasi më parë ka kryer vizitat mjekësore.

“Që i vogël më ka magjepsur futbolli me ritëm të shpejtë. Kjo është arsye pse e kisha të qartë se do të doja të kaloja te Borussia Dortmund, kur mësova për interesimin e tyre.

Kam nënshkruar qëllimisht me afat të gjatë, sepse jam i bindur që jemi një ekip emocionues, me mbështetjen e tifozëve fantastikë do të jemi në gjendje të fitojmë tituj”, tha Adeyemi për faqen e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para gati një muaji, Qeveria e Kosovës mori vendim për…