Haalandi komenton triumfin e Messit në garë për ‘Topin e Artë’
Nëse nuk do të ishte ai Botëror i fituar nga Lionel Messi me Argjentinën, Erling Haaland do të kishte qenë i pari. 56 gola në 56 ndeshje dhe fitorja e tripletës me Manchester Cityn do ta kishin bërë fare mirë një fitues të denjë të “Topit të Artë”.
Haalandi është shprehur se nuk ka asnjë peng që këtë vit çmimin ta fitonte edhe njëherë Lionel Messi: “Nuk është logjike që të mos ia japësh trofeun e lojtarit më të mirë në histori, aq më tepër që ka fituar edhe kampionatin Botëror. Ne bëmë një sezon fantastik, fituam tre trofe dhe mendoj se nuk mund të kishim bërë më mirë. Por këtë sezon do të provojmë të fitojmë sërish gjithçka. Kemi një skuadër fantastike. Falënderoj klubin dhe familjen. Të shënoj gola është profesioni im, puna ime. Luaj në një klub me lojtarë dhe staf teknik të mëdhenj”.