Haalandi kushton 300 milionë euro

06 janar 2022 | 13:51

Skuadra që dëshiron transferimin e sulmuesit Erling Haaland duhet të planifikojë të harxhojë plotë 300 milionë euro.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, secili që e transferon sulmuesin e Borussia Dortmund duhet të planifikojë të harxhojë plotë 300 milionë euro.

Në fundin e sezonit, klauzola me vlerë 75 milionë euro do të aktivizohet dhe me kontratën që i skadon në 2024, drejtori gjeneral i Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke, i ka dhënë ultimatum lojtarit të bëjë të qartë të ardhmen deri në muajin shkurt. PSG-ja është një ndër kandidatët për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez, pasi Kylian Mbappe pritet të largohet në verë, por për ta bërë atë transferim, duhet të kenë buxhetin prej 300 milionë euro.

75 milionë euro do kushtojë klauzola e lirimit, 20 milionë euro komision për agjentin Mino Raiola dhe babin e Haaland, gjithashtu edhe pagë prej 30-35 milionë euro për Haaland në kontratë gjashtëvjeçare.

Haaland ka shënuar 76 gola në 79 ndeshje për Dortmundin, që nëse shohim statistikat i bie një gol për çdo 81 minuta në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Krasniqi  Kur isha i vogël mbaj mend që flija…