Haalandi, lojtari më i vlefshëm në botë

15 tetor 2021 | 13:40

Erling Haaland është për momentin futbollisti më i vlefshëm në botë, duke kaluar edhe se Kylian Mbappe. Renditja është bërë nga KPMG Football Benchmark, një platformë interaktive që kryen analiza të thelluara të biznesit të Futbollit.

Talenti norvegjez, që tashmë është shndërruar makineri golash te Borussia e Dortmundit, ka parakaluar në këtë renditje “yllin” e PSG-së. Kartoni i Haalandit vlerësohet 144.2 milionë euro, duke zhvendosur në vendin e dytë talentin francez, cili vlerësohet 5 milionë euro më pak (139.5), pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG.

Në vendin e tretë renditet Harry Kane e pas tij Bruno Fernandes dhe Romelu Lukaku. Braziliani Neymar, tashmë 29-vjeç, ka zbritur në vendin e gjashtë, për të vijuar me Frenkie de Jong, Kevin de Bruyne, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho. Interesant fakti që gjashtë lojtarë të top-10-shes janë pjesë e Premier Leagues.

Mungojnë në grupin e lojtarëve me vlerë më të lartë të tregut Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, për shkak të moshës së tyre të madhe.

10 futbollistët me vlerën më të lartë:

Erling Braut Haaland       144,2 milionë euro
Kylian Mbappe                  139,5 milionë
Harry Kane                         121,2 milionë
Bruno Fernandes              118,19 milionë
Romelu Lukaku                 115,6 milionë
Neymar                               115,5 milionë
Frenkie de Jong                 114,3 milionë
Kevin De Bruyne               112,5 milionë
Marcus Rashford              110,9 milionë
Jadon Sancho                    110,5 milionë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia dhe Prokuroria e Kosovës…