Haalandi po mendon transferimin te Reali
25 tetor 2024
| 16:36
Vera e ardhshme mund të sjell një goditje të bujshme në merkato. Sipas “Sky Sports”, Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City dhe është tërhequr nga mundësia për t’iu bashkuar Real Madridit, skuadër ku luajnë Vinicius, Mbappe, Rodrygo, Bellingham dhe shumë kampionë të tjerë.
Situata e Haaland është mjaft e thjeshtë: ai ka një kontratë që skadon në vitin 2027, por ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh, e cila përcakton çmimin e ish-lojtarit të Salzburgut dhe Borussia Dortmundit.
Për momentin janë vetëm thashetheme, por mund të ketë disa lajme në javët në vijim. Gjithashtu për t’u kuptuar është e ardhmja e Pep Guardiolës, i cili mund ta bindë sulmuesin të qëndrojë nëse do të vazhdonte në Etihad.