Haalandi preferon kalimin në Real
26 nëntor 2021
| 13:42
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e preferon kalimin te Real Madridi në rast të largimit nga klubi gjerman.
Këtë e ka konfirmuar mediumi Goal, duke thënë se fillimisht norvegjezit i pëlqen të shkojë në Spanjë, e më specifikisht te Reali. 21-vjeçari i ka realizuar 70 gola në 69 paraqitjet e tij të para për “Bletat” dhe nëse në vitin 2022 vendos që të largohet, atëherë tashmë dihet se ku janë gjasat më të mëdha që ai të përfundojë.