Haalandi transferohet në Real për 150 milionë euro
24 mars 2021
| 13:19
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, në lidhje me të ardhmen e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland. “El Chiringuito” raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez ka vendosur të paguajë 150 milionë euro, për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit.
Media që është pranë klubit madrilen, raporton se Perez e ka vendosur tashëm dhe do të paguajë shumën që Dormtundi kërkon për ta lënë të lirë sulmuesin.
Me afrimin e Halandit, Prez parashikon që një pjesë të mirë të shumës ta kompensojë duke shitur disa lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.