Haalandi ‘tremb’ Cityn, mund të largohet në verë për 200 milionë euro
“Jam i lumtur te Manchester City, por kurrë nuk i dihet se çfarë do të sjellë e ardhmja”. Fjalët e Erling Haaland duket si kambanë e vërtetë alarmi te Manchester City.
Në Angli tashmë kanë filluar të fantazojnë për manovra të mundshme në të ardhmen. Pep Guardiola nuk ndalet së përkëdheluri, por kujdes verën e ardhshme: 23-vjeçari nga Leeds ka një klauzolë për t’u çliruar nga “Qytetarët”.
Në moshën 23-vjeçare ai tashmë ka fituar një Ligë të Kampionëve dhe është në mesin e elitës së futbollit. Shumë e konsiderojnë atë një robot të vërtetë. Norvegjezi ndoshta do të mendojë për këtë më vonë, me Real Madridin, i cili kurrë nuk ka pushuar së vëzhguari. Është një dëshirë e Florentino Perezit, por marrja e Mbappes mund t’i ketë mbyllur derën në “Bernabeu”.
Në qershor 2024, ish-lojtari i Borussia Dortmundit mund të çlirohet nga Manchester City me pagesën e 200 milionë eurove. Kështu thuhet në klauzolën e fiksuar në kontratën e hartuar dy vjet më parë me “qytetarët”.