Haalandi vendos rekord në Ligën e Kampionëve
Erling Haaland po cilësohet ndryshe si njeriu i rekordeve. Sulmuesi norvegjez u shfaq protagonist me Manchester Cityn në Champions League.
22-vjeçarit iu nevojitën vetëm 57 minuta lojë për të shënuar plot 5 gola ndaj Leipzig në raundin e 1/8-ve të Champions League. Njësoj si Haaland më parë, arritën të shënonin 5 gola në një takim Luiz Adriano me Shakhtar Donetsk dhe Lionel Messi me Barcelonën.
Me pokerin e shënuar ndaj ekipit gjerman, Haaland thyen dhe rekordin e lojtarit që shënoi 30 gola me më pak paraqitje në Champions League, të cilin e mbante Ruud Van Nistelrooy.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid, me 34 paraqitjet e para në Ligën e Kampionëve arriti të shënonte 31 gola. Ndërsa ylli norvegjez, shkoi në kuotën e 33 golave për vetëm 25 ndeshje në Champions.