![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/haaland.jpeg)
Haalandi zëvendësues i Mbappes në PSG
09 shkurt 2022
| 13:48
Kylian Mbappe thuhet të ketë arritur marrëveshje me Real Madridin. Sulmuesit francez në verë i përfundon kontrata me Paris Saint-Germain, kurse kjo e fundit është duke menduar për zëvendësuesin e Mbappes.
Sipas mediave franceze, synimi i drejtuesve të PSG-së është Haalandi i Borussia Dortmundit. Haaland ka mahnitur me formën e tij për klubin e Bundesligës, duke i shënuar 80 gola në 79 ndeshje.
Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e klubeve më të mëdha në botë, përfshirë të Parisit, i cili është i përkushtuar ta fitojë garën për norvegjezin e shumëkërkuar.
21-vjeçari i ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tanishme me Dortmundin por ka një klauzolë lirimi në vlerë 70 milionë euro, e cila cilësohet si e arritshme për skuadrën e Mauricio Pochettinos.