Haalandit i mjaftojnë 19 ndeshje për të kaluar Ronaldon

23 janar 2023 | 15:34

Erling Haaland vazhdon të konfirmohet si një makineri e frikshme golash. Manchester City mposhti dje 3-0 Wolves falë tregolshit të sulmuesit norvegjez, i cili është ngjitur në kuotën e 25 golave në kampionatin anglez.

Kjo shifër e pabesueshme, është arritur në vetëm 19 ndeshje, ndërkohë që në renditjen e golashënuesve më të mirë në Premierligë e ndjek Harry Kane me dhjetë gola më pak. 22-vjeçari shënoi tregolëshin e katërt në ishull, duke parakaluar një legjendë si Cristiano Ronaldo, autor i vetëm tre tregolëshave në Premierigë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve të…