Haradinaj viziton Policinë e Kosovës, pas vdekjes së policit Sami Thaqi
29 janar 2020
| 12:50
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të kabinetit, ka shkuar sot për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre, Sami Thaqi, që me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.
“Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/