Habit Dafina Zeqiri, lejon fansat t’i prekin të pasmet…
Këngëtarja i është afruar më shumë seç duhet publikut, duke lejuar që ata të prekin të pasmet e saj, veprim që nuk është parë kurrë më parë të bëhet nga një artist.
Dafina Zeqiri ka qenë një ndër këngëtaret mjaft aktive me koncertet e saj këtë verë, e cila vijon të mos ndalet, duke performuar si brenda edhe jashtë Shqipërise.
Artistja e njohur njihet për përformancat e saj mjaft ritmike në skenë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për të gjithë të pranishmit.
Se fundmi, në një video që është bërë virale në TikTok, këngëtarja shihet teksa këndon, njëkohësisht edhe kërcen por ajo që ka bërë më shumë përshtypje, është fakti se Zeqiri i është afruar më shumë seç duhet publikut, duke lejuar që ata të prekin të pasmet e saj, veprim që nuk është parë kurrë më parë të bëhet nga një artist.
Pavarësisht se kjo video është publikuar kohë më parë, gjatë një koncerti në Austri, përdoruesit e rrjetit social “TikTok”, e kanë bërë virale, ku një pjesë e mirë e tyre komentojnë faktin që do donin shumë të ishin të pranishëm për të shijuar këtë “eksperiencë” të veçantë.
Sa i përket jetës së saj personale, Dafina Zeqiri është duke shijuar marrëdhënien e saj të dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Dhe më në fund, Dafina Zeqiri ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj.
Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në kanalin e saj në Instagram, i cili momentalisht numëron thuajse 38 mijë anëtarë.
“Pra është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”, ka shkruar Zeqiri, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e nuses por edhe me ikonën e personit të habitur.