Habiten mjekët: Këtë vit pandemie, gripi sezonal nuk po duket gjëkundi

29 dhjetor 2020 | 00:43

Si pothuajse çdo shtet në Europë, edhe Italia është e bllokuar nga masat parandaluese ndaj COVID-19, që ka shkaktuar më shumë se 72 mijë viktima në vend.

Por pikërisht këto masa duket sikur kanë patur edhe një pasojë dytësore, duke minimizuar rastet e atij që në vite të ndryshme do të ishte shqetësimi i parë shëndetësor i stinës.

Bëhet fjalë për gripin sezonal, i cili sipas virologëve italianë të Institutit të Shëndetit Publik ka regjistruar raste minimale të personave me simptoma, nga vitet e tjera. Sipas raportit të fundit, deri në javën e 51-të të vitit, persona me simptoma të tilla ishin 1.7 për një mijë persona të ndjekura, nga 4.2 i 2019-ës, që përbën edhe një mesatare të viteve të kaluara.

Por deri më tani, dhe ky është fakti më interesant, asnjë person i testuar për gripin sezonal ka dalë pozitiv, gati si i “frikësuar”, edhe ai, nga COVID-19.

“Rastet e pakta në këtë sezon epidemiologjik varen padyshim nga marrja e masave kundër COVID-19, dhe ky është një lajm shumë i mirë”, pohon Antonino Bella, i Institutit të Shëndetit Publik italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë avionë të NATO-s në ajër për shkak të…