
Hadërgjonaj dhe Toma i thonë po Kosovës
03 janar 2019
| 17:31
Vazhdojnë prurjet te Kosova, në prag të eliminatoreve të Evropianit 2020. Dy futbollistë cilësorë pritet t’i bashkohen skuadrës së drejtuar nga Bernard Chalandes.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Huddersfield Townit, Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin e Sionit, Bastin Toma.
Trajneri i “Dardanëve” ka konfirmuar se të dy futbollistët kanë pranuar ta veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës.