Hadërgjonaj do të largohet nga Huddersfieldi
31 janar 2020
| 15:00
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj do të largohet nga Huddersfield Town. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i kësaj skuadre Danny Cowley.
“Hadërgjonaj është në Turqi për negociata me një klub turk. Puna etike dhe aftësitë e Florentit janë të mira. Ai është një futbollist që mund të luajë në pozicione të ndryshme dhe dëshiron të luajë. Hadërgjonaj është futbollist i Kosovës dhe ka ndeshje të rëndësishme para vetes me vendin e tij. Ai e bëri me dije se dëshiron të luajë”, ka deklaruar Cowley.
Skuadra që Hadergjonaj është duke zhvilluar negociata është Kasimpasa, aty ku paraqitet edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Loret Sadikut.